Lajme

Britania do të dërgojë në Ukrainë municionë me vlerë mbi 286 milionë euro

02/24/2024 08:45
nga:Sh R

Britania është zotuar të shpenzojë mbi 286 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm për municione artilerie për Ukrainën.

Kievi po përballet me mungesa municionesh dhe u ka kërkuar aleatëve ndihmë më të madhe, shkruan Sky News.

Sipas Britanisë, kjo ndihmë do t’u mundësojë forcave të Ukrainës edhe të rikuperojnë dhe rivendosin automjetet e dëmtuara nga armët antitank dhe minat tokësore.