Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe po bashkojnë forcat ndaj kundërshtarëve të tyre të përbashkët, të cilët kryejnë aktivitete kibernetike keqdashëse.
Veprimi i kombinuar do të adresonte “kërcënimet në zhvillim me një gamë të plotë aftësish”.
Kundërshtarët e përbashkët nuk u emëruan, por njoftimi vjen pas shqetësimit në rritje për ransomware me bazë në Rusi.
Plani u diskutua javën e kaluar në një takim vjetor të shefave të inteligjencës, në SHBA, raporton bbc.
Ata gjithashtu po bëjnë të qartë se partneriteti i gjatë i inteligjencës është përkthyer në operacione në internet. /Telegrafi/