Sporti

Bristol City vazhdon tutje në FA Cup, gol shënoi edhe Anis Mehmeti

01/10/2026 20:53
nga:Y I

Skuadra e Bristol Cityt ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Watfordit, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti.

Mehmeti shënoi në minutën e 37’të një gol nga afërsia, falë një super asisti nga Riis.

Ky ishte goli i nëntë i Mehmetit këtë sezon në të gjitha garat me Bristolin. Ai poashtu ka bërë edhe gjashtë asiste.