Lajme

Brikenda Rexhepi zgjidhet kryetare e KMSHK-së

03/06/2025 08:27
nga:Sh R

Brikenda Rexhepi është zgjedhur kryetare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).

Rexhepi mori votat e shumicës së mediave anëtare, në votimin që u mbajt të martën, njofton KMSHK-ja.

“Bazuar në statutin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe me votat e shumicës së mediave anëtare, znj. Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Kohës, është zgjedhur kryetare e KMShK-së. Mandati i znj. Rexhepi është njëvjeçar”, thuhet në njoftim.