Sporti

Brighton – Liverpool, formacionet zyrtare

03/12/2022 12:38
nga:Mergim Rreci

Premier League vjen me tri ndeshje interesante në ditën e sotme.

Liverpooli do të përballet me skuadrën e Brighton në kuadër të xhiros së 29-të, shkruan GazetaBlic Sport.

“The Reds” vijnë në këtë takim pas humbjes nga Interi në Ligën e Kampionëve, por që në saje të rezultatit nga ndeshja e parë, u kualifikuan tutje.

Ky takim zhvillohet në ora 13:30 dhe është takimi i parë i kësaj xhiroje.

Ja formacionet zyrtare:

Brighton: Sanchez, Lamptey, Dunk, Veltman, Cucurella, Bissouma, Alzate, Mac Allister, Trossard, March, Maupay.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Keita, Mane, Diaz, Salah.

/GazetaBlic Sport/