Lajme

Brifing në Senatin Amerikan për Luginën, Bislimi: Përkrahja amerikane është kyçe

02/28/2023 21:14
nga:G B

Një delegacion nga Lugina e Preshevës ka zhvilluar një vizitë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata kanë bërë një raportim për një sërë temash të rëndësishme për shqiptarët në tri komunat, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Pas raportimit, është Faton Bislimi, bashkëkryesues në Grupin për Çështjen Shqiptare në Senat, që ka thënë se janë prezantuar dëshmitë për diskriminimn që bën Beogradi ndaj shqiptarëve.

“Përkrahja e SHBA-ve është kruciale për të arritur objektivat tona kombëtare për Luginën, dhe Liga Qytetare nën lidershipin e Joe DioGuardit e Shirley Cloyes DioGuardi mbetet adresa më e saktë e më e suksesshme për të ruajtur e ripërtërirë miqësinë tonë unike me uashingtonin1”, ka thënë ai ndër te tjera.