Lajme

Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut

01/16/2026 10:36
nga:Y I

Shkolla Shqipe në Ostermundigen të Bernës, në Zvicër, ku mësojnë një numër i konsiderueshëm fëmijësh të mërgimtarëve shqiptarë, i ka kushtuar orë mësimore përkujtimit të 15 Janarit – Masakrës së Reçakut

Në kuadër të kësaj ore përkujtimore, nxënësit u njohën me historinë e një prej ngjarjeve më të rënda dhe më të dhimbshme të historisë së re të Kosovës. Përmes rrëfimit dhe diskutimeve, u theksua rëndësia e kujtimit të kësaj masakre, si dhe domosdoshmëria e ruajtjes së kujtesës historike te brezat e rinj.

Mësimdhënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen Bern ndanë me nxënësit historinë e kësaj ngjarjeje tragjike, me qëllim që ata të njohin rrënjët, origjinën dhe sakrificat e popullit të tyre, si dhe të kultivojnë ndjenjën e identitetit kombëtar edhe në mërgatë.

Aktivitete të tilla dëshmojnë për rolin e rëndësishëm që kanë shkollat shqipe në diasporë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe historisë kombëtare./Albinfo/