Sporti

“Brez i llastuar! Zaniolo, Tonali dhe Zalewski janë fëmijë të ndyrë”

10/16/2023 12:29
nga:E K

Angelo Di Livio, ish-futbollisti i kombëtares italiane dhe skuadrave si Juventus, Fiorentina dhe Roma, ka reaguar ashpër në lidhje me çështjen e basteve që ka shpërthyer në Itali.

Futbollistë si Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo dhe Nicolo Fagioli apo Nicola Zalewski, akuzohen për përfshirje në aferën e basteve sportive.

“Nuk është se kam shumë gjëra për të thënë, Zaniolo dhe Zalewski janë thjesht fëmijë të ndyrë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, pa nëse apo por…

Dhe nuk më intereson fare nëse ata ndihen keq nga fjalët e mia, ata janë fëmijë të ndyrë”, shprehet Di Livio, i cili nuk kursen as Tonalin e Fagiolin.

“Jam i zhgënjyer nga këta fëmijë dhe ky brez. Është një brez i llastuar. Nuk e them kot fjalën fëmijë, sepse vetëm fëmijët veprojnë pa menduar për pasojat.

Po flasim për një brez fëmijësh të llastuar dhe të përkëdhelur. Ata i dinë rregullat shumë mirë, duhet ta kuptojnë se kanë gabuar rëndë.

Si zgjidhet kjo situatë? Nuk kemi nevojë për ekspertë mbikqyrës. Nuk është se dikush mund t’i kontrollojë dhe t’i ndjekë me shkop, gati për t’i rrahur kur sillen keq.

Ata e dinë vetë si duhet të sillen, besoj se do të marrin dënimin që meritojnë. Kam idenë se për një farë kohe nuk do të luajnë futboll”, theksoi Di Livio.