Lajme

Breshëri shkaktoi dëme në kultura të ndryshme bujqësore në Gjilan

06/26/2022 07:17
nga:G B

Breshëri i javës së kaluar ka shkaktuar shumë dëme në kultura të ndryshme bujqësore

Breshëri i ditëve të kaluara ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në komunën e Gjilanit. Sipërfaqe e madhe, e mbjellë me drithëra e misër, i është dëmtuar një fermeri atje. Komuna e Gjilanit s’ka mundësi t’i kompensojë, ndërsa janë në pritje për mbështetje nga Ministria e Bujqësisë.

Breshri dhe erërat e fuqishme që përfshinë Gjilanin ditë më parë në zona bujqësore kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Muhamet Shala nga fshati Ponesh, fermer dhe bujk, ka 60 krerë lopë qumështore dhe gjedhe mishi si dhe punon 100 hektar grurë e 30 misër. Breshri i fundit i shkaktoi dëme të mëdha në tokat e mbjella.

Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, ka thënë për RTK se fermerët duhet t’i raportojnë dëmet e që më pas të kompensohen nga ministria e Bujqësisë, pasi Komuna s’ka mjete të mjaftueshme.

Sipas raporteve të fundit, nga breshri dhe erërat e fuqishme në komunën e Gjilan humbje të mëdha kanë pësuar disa kultura bujqësore.