Për dallim nga ditët e kaluara ku temperaturat ishin shumë të larta, sot në gjithë vendin po mbizotëron shiu.
Gjatë ditës së sotme në Prizren ka patur edhe breshër.
Pas reshjeve të shiut breshëri i madh ka qenë prezent në gjithë Prizrenin.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet edhe breshëri që ra sot në këtë qytet. Si pasojë e këtij breshëri pati edhe vështirësi të shumta në komunikacion.


