Bombardimi rus i uzinave kimike në Ukrainë mund të nxisë një katastrofë të përmasave të mëdha, ka tërhequr vërejtjen Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha.
“Jemi të brengosur kur shohim se forcat agresive ruse po bombardojnë fabrikat kimike dhe uzina të ngjashme, gjë që do të mund të nxiste një katastrofë të përmasave të mëdha”, tha Jansha në fillim të Samitit të NATO-s në Bruksel.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, nga ana e tij akuzoi sot Rusinë se ka tejkaluar vijën e kuqe sa i përket kryerjes së barbarive në Ukrainë.
Ai shtoi se Perëndimi duhet ti ashpërsoi sanksionet, me qëllim që ti jepet fund luftës.
“Vladimir Putini ka tejkaluar vijën e kuqe dhe po kryen barbari”, tha Johnson.
Kryeministri i Lituanisë, Arturs Karinsh, tha se sot në Evropë askush më nuk është i sigurt.
“Caku i radhës mund të jetë Polonia apo shtetet e Baltikut. Askush në Evropë, madje as ato shtete që janë larg kufijve të Rusisë, momentalisht nuk janë të sigurta”, tha ai.


