Lajme

Brendi më i madh amerikan i kozmetikës “Anastasia Bevery Hills” shumë shpejt edhe në ‘Art Mall’

01/14/2022 12:04
nga:K G

Biznesmeni nga Mitrovica Albert Jashari njihet si pronari i disa bizneseve në Suedi.

Ai ka sjell në Kosovë brendin e mirënjohur amerikan të kozmetikës “Anastasia Bevery Hills” për herë të parë në Kosovë dhe në Ballkan.

Pika e parë “Anastasia Bevery Hills” tanimë është e hapur tek rruga B, pika e dytë do të jetë e hapur në shtator të këtij viti në “Prishtina Mall” dhe, në fund të këtij viti brendi amerikan do të jetë edhe në Mitrovicë ku do të jetë pjesë e qendrës tregtare ”Art Mall”.

Falë biznesmenit të sukseshëm Besart Baruti, qytetarët e Mitrovicës në qendrën më të madhe në rajon do të shijojnë të mirat e qendrës tregtare “Art Mall” ku do të jenë dhe shumë brende të njohura pjesë e funksionimit të saj përveq “Anastasia Bevery Hills” e sjellur në Kosovë nga Albert Jashari.