Sporti

“Brenda ose jashtë” për Kosovën, Dardanët do ta luajnë sonte ndeshjen vendimtare

09/12/2023 08:36
nga:G C

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte atë që po konsiderohet si ndeshja kryesore dhe më e rëndësishme në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian.

“Dardanët” do të jenë sonte “brenda ose jashtë” në përballjen që do ta kenë me Rumaninë.

Verdhekaltrit e kanë të domosdoshme fitoren në Bukuresht për t’i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim eventual në Euro 2024.

Kjo pasi një barazim eventual do t’ia zbehte dukshëm gjasat, ndërsa humbja do t’ua shuante ato përfundimisht.

Aktualisht, Rumania është e dyta në Grupin I me 9 pikë, 5 më shumë se Kosova.