Lajme

Brenda Gazës thuhet se Hamasi përdor 500 kilometra tunele

12/05/2023 11:05
nga:Y I

Ushtria izraelite duhet të përdorë pompa për t’i vërshuar me ujë nga deti tunelet që shfrytëzohen nga Hamasi dhe grupet tjera të armatosura në Gaza.

BBC ka publikuar një hartë me vija të kuqe ku Forcat e Armatosura të Izraelit tregojnë pozicionimin e Hamasit në një rrjet nëntokësor tunelesh, raporton BBC.

Që nga viti 2021 ushtria izraelite ka thënë të ketë shkatërruar më shumë se 100 kilometra tunele.

Hamasi pretendon se tunelet që përdor shtrihet në një gjatësi prej 500 kilometrash, derisa vetëm 5 përqind e tyre janë shkatërruar nga sulmet izraelite.