Lajme

Brenda ditës Kosova furnizohet me 3 milionë litra naftë

01/03/2025 09:26
nga:Y I

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, kishte thënë në fillim të vitit se trendi i çmimeve të derivateve do të jetë në rritje, por jo e theksuar.

Mirëpo gjatë tërë vitit kosovarët po del të jenë shërbyer me çmimet më të lira në rajon.

Kjo pasi nafta pasi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nafta pati dallim me 70 cent, ndërsa me Serbinë për 60 cent.

Ndryshe historikisht në tregun shqiptar nafta ka qenë më e lirë se benzina, por për cilën arsye?

Kjo është e natyrshme pasi benzina ka kosto më të lartë prodhimi dhe duke qenë se është derivat i naftës dhe kërkon përpunim më të thellë, për pasoj do të ketë edhe çmim më të lartë në shitje.

Rreth situatës aktuale se si sillet çmimi i derivateve në Kosovë, lajmi.net ka kontaktuar me kryetarin e shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani.

Berjani thotë se Kosova ka furnizim të derivateve me naftë brenda 24-orëve, ku sipas tij operojnë rreth 100 autobota.

Ai ka treguar një përllogaritje ku sipas tij brenda këtyre 24 orëve Kosova furnizohet 3 milionë litra naftë, brenda muajit me 90 milionë litra ndërsa brenda vitit siç thotë ai i bie 1 miliardë e tetëdhjetë milionë litra.

I pyetur rreth çmimeve të derivateve përgjatë këtij viti ai thotë se kanë qenë më stabile, krahasuar me vitet paraprake.

“Sa i përket sa ka shtrenjtime të derivateve të naftës këtë vit derivatet kanë qenë me çmime shumë më stabile se në vitet paraprake”, ka thënë Berjani.

Ndryshe çmimi i naftës në Kosovë është rreth 1.20cent dhe 1.28cent ndërsa e benzinës 1.22cent dhe 1.29cent, për dallim nga rajoni në Shqipëri dhe Serbi ku çmimet kanë “fluturuar”.

“Çmimet sillen përafërsisht Dizel 1.20 cent deri 1.28 cent Benzina 122 cent deri 1.29 cent, kurse çmimet në regjion Shqipëri Dizel 1.89 cent Benzina 1.90 cent Serbi Dizel 1.80 cent Benzina1.81 cent”, thotë ai.

Mirëpo Berjani nuk e hedh poshtë mundësinë se mund të ketë rritje të çmimeve pasi siç thotë ka në vazhdimësi lëvizje në brezat ndërkombëtar.

Maqedonia e Veriut në rajon mbetet lider sa i përket çmimeve të naftës pasi ka akcizë më të ulët.

E të njëjtën gjë në lidhje me Maqedoninë e Veriut e thotë edhe Berjani i cili shprehet se Maqedonia e Veriut ka naftën më të lirë për shkak të akcizës më të ulët, kurse e kundërta benzina mban të njëjtin çmim sikurse në Kosovë.

Sipas tij çmimi real dhe më i përshtatshëm për qytetarët do të ishte 1 euro por se çmimi përcaktohet nga berza dhe organizata prodhuese OPEC.

“Përveç Maqedonisë veriore që e ka dizellin më të lirë sepse e ka akcizën më të ulët se ne a benzina është çmimi si te ne në Kosovë. Çmimi real dhe i përshtatshëm për qytetarin tonë kishte me qenë 1€ po çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese opec”, shprehet Berjani.