Lajme

Brenda 24-orëve, dy persona raportohen të zhdukur në rajonin e Ferizajit

01/30/2025 09:50
nga:N K

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe dy raste të zhdukjes në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit, të dy rastet kanë ndodhur në rajonin e Ferizajit.

Në rastin e parë, një shtetas maqedon me banim në Ferizaj, ka rapurtuar se vajza e tij e mitur, që nga data 27.01.2025 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj.

“Rr. Skënderbeu , Kaçanik 27.01.2025 – 15:00. Ankuesi mashkull i Maqedonisë Veriut me banim ne Ferizaj, ka raportuar se vajza e tij e mitur, që nga data 27.01.2025 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Kurse në rastin e dytë, nëna ka raportuar se djali i tij, është zhdukur më 22.01.2025.

” Fsh. Pleshin, Ferizaj 22.01.2025, 17:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policorë.