Lajme

Brenda 24 orëve, 71 aksidente në Kosovë

12/19/2024 10:03
nga:N K

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 71 aksidente.

Prej tyre, 17 aksidente janë me të lënduar ndërsa 54 me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë periudhës së njëjtë kohore janë shqiptuar 1 mijë e 786 tiketa për shkelësit e trafikut.

Ndërsa janë arrestuar 19 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.