Lajme

Brenda 24 orëve 4 mijë qytetarë vaksinohen kundër Covid-19

12/10/2021 15:24
nga:N M

3 mijë e 991 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 640 mijë e 380 doza të vaksinës.

Deri më sot 770 mijë e 941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja.

Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me Covid-19 në Kosovë