Lajme

Brenda 24 orëve, 39 aktakuza dhe 18 persona të ndaluar

10/25/2024 11:14
nga:N K

Brenda 24 orëve të fundit janë ngritur 39 aktakuza kundër 48 personave për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.

Ndërkaq, 18 persona janë ndaluar, si dhe ka pasë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe asaj të arrestit shtëpiak.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e nëntë (39) aktakuza kundër dyzet e tetë (48) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, si dhe tri (3) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.