Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, me Bregun e Fildishtë që udhëheq ndaj Gjermanisë me rezultatin 0–1.
Golin e vetëm të 45 minutave të para e realizoi Franck Kessie, i cili ndëshkoi gjermanët dhe i dha avantazhin kombëtares afrikane.
Pavarësisht se hynte në këtë sfidë si favorite pas fitores bindëse 7–1 në ndeshjen e parë, Gjermania nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës në pjesën e parë dhe tani do të kërkojë reagimin pas pushimit.
Nga ana tjetër, Bregu i Fildishtë zhvilloi një pjesë të parë të disiplinuar dhe efikase, duke ruajtur epërsinë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
/GazetaBlic Sport/


