Lajme

Bregdeti i Shëngjinit “mbulohet” nga pulat e ngordhura

04/10/2022 11:10
nga:Gazeta Blic

Bregdeti i Ranës së hedhur në Shëngjin është mbuluar nga pulat e ngordhura.

Nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë, apo janë sjellë nga dallgët e detit, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.

Deri tash në terren nuk janë parë asnjë nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën e cila ndodh në një kohë që gripi i shpendëve ka prekur Shqipërinë e që deri tani janë mijëra pula të ngordhura.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani në Qarkun e Lezhës nuk ka asnjë rast me gripin e shpendëve.