Sporti

Brazili tenton ta joshë Guardiolan – i ofron kontratë katër vjeçare

04/07/2022 17:12
nga:E K

Pep Guardiola ka marrë një ofertë të re pune.

Kombëtarja braziliane i ka ofruar spanjollit që të marrë drejtimin e skuadrës pasi të largohet Tite, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas “Marca” Brazili i ka ofruar kontratë 4 vjeçare Guardiolas, ku trajneri i tanishëm i Manchester Cityt do fitonte 12 milionë euro neto në sezon.

Guardiola kishte deklaruar kohë më parë që është i interesuar për një eksperience me kombëtare.

/GazetaBlic Sport/