Sporti

Brazili publikon listën për ndeshjet e muajit nëntor, mungon Neymar, trajneri tregon arsyen

11/01/2024 22:10
nga:E K

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit nëntor.

”Selecao” gjatë këtij muaji do të zhvilloj dy ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, ndaj Venezueles me 14 nëntor dhe ndaj Uruguait me 20 tetor.

Ajo çfarë bie në sy nga lista e trajnerit Dorival Jr, është mungesa e Neymar.

Por ai ka dhënë një shpjegim se përse futbollisti i Al Hilal nuk është ftuar për këto dy ndeshje.

“Mund të konfirmoj se Neymar e vuri veten në dispozicion për të qenë këtu me të, por duke luajtur pak minuta që nga lëndimi ne respektojmë vendimin e klubit të tij. Ne do të jemi gati për rikthimin e tij në thirrjen e radhës ku ai do të jetë gati”, deklaroi Dorival Jr.