Në Brazil janë regjistruar mbi 600 mijë viktima nga COVID-19, duke u listuar kështu pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me më së shumti viktima në botë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është kritikuar rëndë për trajtimin e tij ndaj pandemisë, shkruan CNN.
Bolsonaro ka nënvlerësuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë e shpërthimit, teksa edhe ka deklaruar se nuk do të vaksinohej sepse ai kishte tashmë COVID-19, dhe përdori ilaçin e paprovuar të malaries hidroksilklorinë si një trajtim.
Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, mijëra protestues u mblodhën në qytetet kryesore në Brazilit, duke bërë thirrje për fajësimin e Presidentit në mes të përkeqësimit të kushteve ekonomike, rritjes së papunësisë dhe urisë nga COVID-19.
Vdekjet nga COVID-19 janë rritur në mënyrë drastike që nga muaji qershor.