Kombëtarja e Brazilit do të zbresë sonte në fushë për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës ndaj Marokut, duke mbajtur një rekord historik në sfidat e para të turneut.
“Seleçao” nuk ka humbur asnjë nga 20 ndeshjet e saj të para në Kupat e Botës, një seri që daton që nga viti 1934 dhe e vendos Brazilin ndër ekipet më të qëndrueshme në historinë e kompeticionit.
Me një traditë të pasur dhe pritshmëri gjithmonë të larta, Brazili kërkon ta nisë edhe këtë edicion me fitore, ndërsa përballë do të ketë një Marok në rritje dhe me ambicie për të surprizuar në skenën botërore.
/GazetaBlic Sport/


