Sporti

Brazili me një nga formacionet më të vjetra të historisë së tij në Botëror

06/13/2026 23:48
nga:Mergim Rreci

Brazili do të zbresë sonte në fushë ndaj Marokut me një statistikë të pazakontë për standardet e “Seleçao”.

Formacioni titullar i përzgjedhur për ndeshjen e Grupit C ka një moshë mesatare prej 29 vjetësh e 235 ditësh, duke u bërë një nga formacionet më të vjetra që Brazili ka aktivizuar ndonjëherë në një ndeshje të Kupës së Botës.

Hera e fundit që brazilianët kishin një ekip më të vjetër në një Botëror ishte çerekfinalja e vitit 2006 ndaj Francës, kur mosha mesatare e formacionit arrinte në 30 vjet e 31 ditë.

Pavarësisht eksperiencës së madhe në skuadër, mbetet të shihet nëse Brazili do ta shfrytëzojë këtë përvojë për të nisur me fitore aventurën e tij në Kupën e Botës 2026 përballë një Maroku ambicioz.

/GazetaBlic Sport/