Sporti

Brazili kualifikohet në gjysmëfinale të “Lojërave Olimpike”, triumfon ndaj Egjiptit

07/31/2021 13:55
nga:Mergim Rreci

Brazili është kualifikuar në gjysmëfinalen e “Lojërave Olimpike” në futboll.

Kombëtarja e Brazilit e mposhti Egjiptin në çerekfinale me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Cunha shënoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që u realizua në minutën e 37-të.

Në gjysmëfinale, Brazili do të takohet me fituesin e ndeshjes Korea e Jugut – Meksikë.

Goli i vetëm i ndeshjes.