Sporti

Brazili – Japonia, Holanda – Maroku/ Super përballje në fazën eliminuese

06/26/2026 03:02
nga:Mergim Rreci

Me përfundimin e ndeshjeve të Grupit F, janë konfirmuar edhe kundërshtarët e dy skuadrave të kualifikuara në fazën me eliminim direkt.

Holanda, që e mbylli grupin në vendin e parë, do të përballet me Marokun në raundin e 32 skuadrave, ndërsa Japonia, e renditur e dyta, do të ketë përballë një nga favoritët kryesorë për titull, Brazilin.

Dy përballjet pritet të jenë ndër më interesantet e kësaj faze, me Holandën që synon të vazhdojë rrugën drejt trofeut përballë surprizës afrikane, ndërsa Japonia do të kërkojë të shkaktojë befasi ndaj pesë herë kampionëve të botës.

/GazetaBlic Sport/