Sporti

Brazili i pandalshëm, mposht me “poker” Perunë

06/18/2021 10:56
nga:Mergim Rreci

Brazili vazhdon të regjistrojë fitore, teksa mëngjesin e sotëm ka regjistruar triumfin e radhës në Kupën e Amerikës.

“Seleçaos” kanë mposhtur me rezultatin 4-0 Perunë, duke marrë kështu kryesimin e grupit me 6 pikë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Sandro zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, ndërsa Neymar në minutën e 68-të, Ribeiro në minutën e 89-të dhe Riçarlison në minutën e 93-të, vulosën shifrat në 4-0. Vlen të theksohet se kjo është fitorja e tetë radhazi për Brazilin në ndeshje zyrtare.

Ndërkohë Kolumbia ka regjistruar një barazim zhgënjyes 0-0 ndaj Venezuelës.

Kolumbianët tentuan disa herë portën kundërshtare, por nuk ia arritën dot të gjejnë rrugën e rrjetës.