Kombëtarja braziliane do të stërvitet në qendrën e Real Madridit dhe më saktë në stadiumin Alfredo Di Stefano, ku “Mbretërit” zhvilluan ndeshje teksa po zhvillohej rinovimi i Santiago Bernabeut.
“Seleçao” do të vizitojë Spanjën në një ndeshje miqësore, e cila do të luhet në “Bernabeu”.
Ndeshja është të martën, më 26 mars, në orën 21:30.
Në përbërjen e Brazilit janë dy persona që e njohin shumë mirë bazën dhe stadiumin e Realit – Vinicius dhe Rodrigo. Endricku do t’i bashkohet në verë.
/GazetaBlic Sport