Brazili vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës, duke mposhtur Skocinë me rezultat bindës 3:0. Protagonisti i ndeshjes ishte Vinícius Júnior, i cili realizoi dy gola, ndërsa rikthimi i Neymarit me kombëtaren pas tre vitesh i dha edhe më shumë shkëlqim mbrëmjes braziliane.
Nga ana tjetër, Maroku siguroi gjithashtu kualifikimin në fazën e eliminimit direkt pas fitores 4:2 ndaj Haitit.
Me këtë sukses, marokenët vazhdojnë aventurën e tyre në Botëror, duke kaluar tutje së bashku me Brazilin nga grupi.
/GazetaBlic Sport


