Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Brazilit dhe Norvegjisë në Kupën e Botës, me rezultatin 0:0 pas 45 minutave të para.
Të dyja skuadrat krijuan raste të mira shënimi, por mungoi konkretizimi përpara portës. Brazili pati më shumë raste dhe u afrua disa herë pranë golit, ndërsa Norvegjia u tregua e rrezikshme në kundërsulme.
Momenti më i diskutuar i pjesës së parë ishte penalltia e fituar nga Brazili, të cilën Vinicius Jr. ia besoi Bruno Guimaraesit. Megjithatë, mesfushori brazilian nuk arriti ta shndërrojë në gol, duke lënë gjithçka të hapur për 45 minutat e dyta.
Me rezultatin 0:0, pritet një pjesë e dytë edhe më e luftuar, ku të dyja kombëtaret do të kërkojnë golin që mund të vendosë fatin e kualifikimit.
/GazetaBlic Sport/


