Gazetari Branislav Kërstiq, në “Politiko” komentoi hapjen e re të urës për këmbësorë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Kërstiq tha se është shumë mirë për qytetarët që është hapur ura e Ibrit dhe se kjo i bashkon më shumë banorët e Mitrovicës së Jugut me ato të Veriut. Por që gjatë hapjes së urër, Kërstiq thotë se duheshte të ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut.
“Nuk e di çfarë kënaqësie është nëqoftëse dikush si kryeministër, je duke e hapë urën e re pa kryetarin e Mitrovicës së Veriut.Ajo është diskursi dhe agjenda e pushtetit aktual, një pozitë ignorante kundër banorëve të veriut të vendit, ne do të bëjmë edhe qoftëse dojmë urat veç të përfitojmë territorin, njerëzit nuk na interesojnë.”, shtoi tutje Kërstiq.


