Një grua është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi e kishte lënë të vetëm fëmijën e saj në banesë në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, fëmija është dërguar tek një familjar i tij.
“Fushë Kosovë 14.03.2024-01:56. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj duke e lënë vetëm në banesë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmija në bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale tek një familjar i tij”, thuhet në raportin 24-orësh policor.