Sporti

Braithwaite: “Nuk më detyruan të largohem nga Barça, i heshta shumë kritikë”

09/20/2022 20:14
nga:L J

Martin Braithwaite u largua nga Barça dhe vendosi të transferohej në Espanyol në merkaton e verës.

Një histori që megjithatë nuk e bën atë të mbajë inat ndaj katalunasve.

“Ata nuk më detyruan të largohesha dhe as nuk e ndjeva këtë ndjenjë”, tha lojtari për mediat daneze.

“E dija për një kohë të gjatë se nuk do të qëndroja. Doja të luaja futboll dhe trajneri nuk besonte në mua. Kishte raste kur mendoja se mund të ndryshoja gjëra, por atëherë kuptova se nuk ishte e mundur. Unë nuk kam asgjë negative për të thënë për aventurën time në Barcelona, mendoj se kam heshtur shumë kritika: Unë isha golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar, para se të lëndohesha. Pastaj pati një ndryshim të trajnerit dhe Xavi donte më shumë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport