Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, është lidhur drejtpërdrejt në T7 në emisionin Frontal pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila e akuzon kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për lidhje me Serbinë.
Brahimaj i ka quajtur të turpshme deklaratat e Haxhiut. Sipas tij, ajo po dëshiron t’i rrënojë institucionet e drejtësisë.
“Të gjithë lufëtarët e Dukagjinit e njohin Ramush Haradinajn, edhe Prokuroria e njeh, ndërsa Albulena Haxhiun e njohim si rrënuese e institucioneve shtetërore. Në vend që ajo të merret me srejtësi, ajo merret me shpifje. Ajo nuk merrret me raste konkrete të korrupsionit sikurse që është rasti i Marin Berishajt, Nagip Krasniqit apo rastin e rezervave shtetërore. Të quhet bashkëpunëtor i Serbisë dikush që tërë jetën ia ka kushtuar atdheut, krejt trupin e ka me plumba, është turp. Albulena Haxhiu në vend se të japë llogari për dëmët që Qeveria po ia shkakton buxhetit, ajo merret me gjëra të pavërteta”, ka thënë Brahimaj në T7.