Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, së bashku me kryetarin e këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie kanë qëndruar për vizitë në Hereq të Gjakovës në familjen Aliaj.
Brahimaj tha se ‘oda shqiptare mbetet vendi ku ruhen e trashëgohen vlerat më të çmuara të kombit si besa, nderi dhe mikpritja bujare.’
Ai tha se në këtë vizitë përjetuan ngrohtësinë e traditës së lashtë shqiptare.
“Zoti e bekoftë këtë vatër që ruan gjallë traditën tonë. Xhavit Alija, faleminderit për mikpritjen” shkruan Brahimaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Oda shqiptare mbetet vendi ku ruhen e trashëgohen vlerat më të çmuara të kombit tonë – besa, nderi dhe mikpritja bujare.
Mbrëmë në Hereq të Gjakovës, në odën e familjes fisnike Alijaj, bashkë me të nderuarin Sheh Xhemajli Shehun, kryetarin Ramush Haradinaj, kryetarin e Gjakovës
Ardian Gjini dhe shumë miq të dashur, përjetuam ngrohtësinë e traditës sonë të lashtë.
Zoti e bekoftë këtë vatër që ruan gjallë traditën tonë. Xhavit Alija, faleminderit për mikpritjen 🇦🇱