Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, u takua me bashkëluftëtarë në komunën e Gjakovës, dhe me qytetarë të fshatit Ponoshec dhe Babaj Bokës, raporton GazetaBlic.
Ai thotë se së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe me perspektivë të qartë euroatlantike.
Postimi i plotë:
Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës.
Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë, takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës.
Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror.
1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese
1️⃣ Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj