Kandidati i AAK-së për deputet me numrin 90, Lahi Brahimaj i ka cilësuar fshatrat e Dobroshit si heroike dhe të pathyeshme gjatë luftës çlirimtare, raporton GazetaBlic.
Brahimaj, ku sonte mbajti takim me qytetarët nga fshati Sheremetaj, Pacaj, Rracaj, Dallashaj, Rrypaj e Madanaj, theksoi se janë të gjithë të bashkuar për Kosovën Fituese.
E plotë:
Sonte në Dobrosh, u takuam me banorët e fshatrave Dobrosh, Sheremetaj, Pacaj, Rracaj, Dallashaj, Rrypaj e Madanaj. Këto fshatra heroike që qëndruan si kala të pathyeshme në kohët më të vështira të luftës çlirimtare, sot janë bashkuar me Kosovën Fituese, për jetë më të mirë dhe siguri të përhershme.
Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣