Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka vizituar sot Junikun.
Nga atje ai është shprehur se energjia pozitive dhe bisedat e sinqerta me miqtë në Junik, përballë majave madhështore të Bjeshkëve të Nemuna, janë gjithmonë frymëzuese.
Brahimaj ka thënë se ky takimi i ka motivuar drejt një Kosove fituese.
“Energjia pozitive dhe bisedat e sinqerta me miq në Junik, përballë majave madhështore të Bjeshkëve të Nemuna, janë gjithmonë frymëzuese për të vazhduar përpara me vendosmëri në rrugën tonë drejt një Kosove fituese”, shkroi ai në Facebook.
Brahimaj kandidon në këto zgjedhje me numrin 90.