Lajme

Brahimaj: E dëgjova me veshët e mi Adem Jasharin, nuk lëshohen kullat

03/25/2024 19:03
nga:G B

Lahi Brahimaj, Ish-luftëtar i UÇK-së, ka kujtuar qëndresën heroike të Adem Jasharit për të mos braktisur as familjen e as Prekazin, për të luftuar për lirinë e vendit.

“Adem Jasharin, e kam dëgjuar me veshët e mi duke thënë se nuk lëshohen Kullat, nuk lëshohet Prekazi”, shtoi Brahimaj teksa kujtonte marsin e vitit 1998-të.

“Adem Jasharin, e kam dëgjuar me veshët e mi. Ka qenë I përgatitur për një gjë të tillë. Nuk e lëshojë Kullën kurrë. Kam qenë në familjen e Adem Jasharit, në Kullën e Shaban Jasharit. Miqësi familjare skemi pasur por vetëm rrethana lufte. E vërteton sulmi i parë në janar, para syfyrit, nuk e ka lëshu shtëpijen. Atë kohë ka qenë Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi dhe mos gabofsha edhe Rexhep Selimi. Vendim definitive: Nuk lëshohen Kullat, nuk lëshohet Prekazi. Ka pasur tentative prej Prishtine prej brezave politik, që Adem Jashari të largohet bashkë me familje, por që vendimi I tij ka qenë të qëndrojë në familje, bashkë me familjen., U dëshmu me vepra, Jashart kanë luftuar të gjithë”, shtoi më tej Brahimaj në emisionin “Five”.