Lajme

Brahimaj: Do ta votonim këdo që s’ka qenë pjesë e qeverisë dhe që s’e ka ofenduar opozitën dhe UÇK’në

08/24/2025 10:58
nga:Y I

Deputeti i AAK-së, Lahi Ibrahimaj, ka thënë se do e votojë këdo që s’ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar dhe që në të kaluarën s’e ka ofenduar opozitën dhe luftën e UÇK-së.

“Qëllimi i Albin Kurtit që nga dita e parë është blerja e kohës, zhagitje, ofendim ndaj institucioneve”, tha ai.

“Cili do nga emrat që nuk ka qenë në qeveri sigurisht që do të jetë një emër që do mujmë e votojmë”, tha ai.

Ai sërish përmendi emrat e Saranda Bogujevcit e Shqipe Mehmeti Selimit.

Në seancat e kaluara, VV ka propozuar Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën dhe Hekuran Muratin.