Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka zhvilluar takime të shumta me banorë në fshatrat e Gjakovës, ku thotë se ndjeva fuqinë e besimit dhe vendosmërisë për ndryshimin e gjendjes aktuale, raporton GazetaBlic.
Brahimaj thotë se së bashku me veprimtarët e Aleancës, ripërsëritëm zotimin për një Kosovë fituese dhe një shtet të fortë ekonomiksht.
Postimi i plotë:
Në një takim me banorët e fshatrave Bec, Zhdredhë, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim, ndjeva fuqinë e besimit dhe vendosmërisë për ndryshimin e gjendjes aktuale.
Këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit. Sot, bashkë me veprimtarët e Aleancës dhe bashkëluftëtarët e dikurshëm, ripërtëritëm zotimin për një Kosovë Fituese – një shtet të fortë ekonomikisht dhe të respektuar ndërkombëtarisht.
1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese
1️⃣ Ramush Haradinaj
9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj