Sporti

Brahim Diaz pas fitores ndaj Atletico Madridit: “Kur vesh këtë fanellë, duhet të japësh gjithçka”

03/04/2025 23:15
nga:Lorik J

Duke folur pasi shënoi për Real Madridin në fitoren 2-1 ndaj Atletico Madridit, Brahim Diaz u shpreh tejet i lumtur, por thotë se asgjë nuk ka përfunduar.

“Të luash këtu është e pabesueshme, e them gjithmonë këtë. Kur vesh këtë fanellë, duhet të japësh gjithçka. Goli ishte i mirë, por nuk ka përfunduar ende, ne kemi ende ndeshjen e kthimit dhe duhet të japim gjithçka që kemi përsëri”, tha fillimisht Diaz.

“Ne kemi pasur gjithmonë ekuilibër, është e vërtetë që ata barazuan dhe ne ramë pak, por në pjesën e dytë filluam mirë. Në çdo moment mund t’ju denojmë.”

Diaz shënoi golin e tij të dytë në Ligën e Kampionëve 2024/25 për të ndihmuar Real Madridin të mposhtte Atletico Madridin për herë të parë pas tre ndeshjeve në këtë sezon.

/GazetaBlic Sport