Brahim Diaz do të jetë lojtar i Real Madridit sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll ‘Marca’.
Pas përfundimit të huazimit të tij dyvjeçar te Milani, Diaz do të rikthehet në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai do të luajë ndeshjen e fundit me Milanin kundër Veronës, ditën e nesërme, kurse do të zëvendësojë Asension tek Real Madrid.
Në këtë sezon, Diaz ka luajtur 44 ndeshje, ku ka shënuar 7 gola dhe 6 asistime.
/GazetaBlic Sport/


