Sporti

Brahim Diaz: Covid nuk mund të jetë arsyetim për formën e dobët

01/28/2022 16:35
nga:E K

Brahim Diaz ka thënë se ka pasur ngecje në formën e tij, në periudhën e rikuperimit nga Covid-19.

Lojtari ndjenë përgjegjësi që mbanë numrin 10 te Milan dhe ka thënë se nuk mund të arsyetohet për formën, duke u thirrur në Covid-19.

Spanjolli e nisi shumë mirë sezonin, duke shënuar katër gola dhe dy asistime në nëntë ndeshjet e para këtë sezon. Por, më pas stagnoi. Ai rezultoi pozitiv në tetor.

“Ishte e vështirë. Kalova 12 ditë në shtëpi dhe unë kisha simptoma. Gjithsesi, nuk kërkoj arsyetime, ndihem mirë dhe jam gati të kthehem në më të mirën”, ka thënë Brahim.

“Më pëlqen të jem lider dhe të kem përgjegjësi. Jam krenar që luaj për Milan. E di se numri i 10 sjell presion, por unë kam personalitet për të”, shtoi tutje mesfushori spanjoll.

Brahim Diaz ka qenë në mesin e lojtarëve të cilët Stefano Pioli i konsideron si startues të përhershëm, ose bosht i formacionit të Milan.