Showtime

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid kapen në momente intime në publik

03/18/2024 09:33
nga:N K

Bradley Cooper dhe modelja e njohur Gigi Hadid janë parë duke shkëmbyer puthje gjatë një darke në një restorant në New York.

Dyshja u panë duke qeshur dhe puthur teksa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në restorantin e njohur Via Carota. Së bashku me ta ishin miku i Hadid, Tan France dhe kolegu i tij Antoni Porowski.

Spekulimet për lidhjen e Cooper dhe të modeles Hadid kishin filluar nga tetori i vitit të kaluar, kur u panë duke u larguar së bashku nga një restorant.

Por, një burim kishte thënë për PEOPLE se asokohe dyshja thjeshtë po “kalonin kohë të mira” së bashku.