Sporti

Bradley Barcola gati për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpoolit

04/13/2026 15:58
nga:L J

Anësori Bradley Barcola është rikthyer në grupin e PSG-së për ndeshjen e kthimit kundër Liverpoolit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen e kthimit kundër Chelseat në raundin e 16-tave dhe humbi ndeshjen e parë në Parc des Princes.

Parisienët fituan ndeshjen e parë 2:0.

Këtë sezon, Barcola ka luajtur 38 ndeshje, në të cilat ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

/GazetaBlic Sport