Lajme

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin dhjetor 2023 ishte mbi 193 milionë euro

01/24/2024 15:00
nga:N K

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive të reja për muajin dhjetor 2023 ishte 193.7 milionë euro ajo e depozitave 138.8 milionë euro

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Mbi 7.5 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.26 miliard euro.

“Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.91 miliardë euro me një rritje prej 27.8 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.13 miliardë euro”.

“Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 863 milionë euro. Vlera e kredive të reja në muajin dhjetor 2023 ishte 193.7 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 138.8 milionë euro”.

“Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 3.14%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.35% ku në muajin paraprak ishte 6.4%. Raporti kredi-depozita për muajin dhjetor 2023 ishte në nivelin 80.2 %, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 3.2%”, thuhet në njoftim.