Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti.
Sipas të dhënave që ka publikuar BQK, kapitali i bankave komerciale ishte 894.10 milionë euro.
Asetet e bankave komerciale kanë shënuar rritje për 29.90 milionë euro, derisa vlera e përgjithshme arrin në 7.40 miliardë euro. Ndërkohë, investimet e bankave jashtë vendin kapin vlerën e 1.2 miliardë euro.
Rritje ka edhe vlera e kredive bruto.
“Vlera e kredive bruto ishte 4.95 miliardë euro, rritje prej 60.40 milionë euro. Vlera kredive të reja ishte 172.20 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Edhe depozitat e klientëve kanë shënuar rritje për rreth 12.30 milionë euro.
“…vlera e tyre arrin në 6.00 miliardë euro – rreth 26.60% e depozitave janë të afatizuara. Vlera e depozitave të reja ishte 78.70 milionë euro”, sqaron BQK.
Raporti kredi-depozita ishte në nivelin 82.40%
“Norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.89%. Norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.34%. Margjina e normës së interesit kredi – depozita për këtë muaj ishte 3.50%”, thuhet në njoftimin e BQK’s.ë